Lajme

Mitrovicë: Përkujtohen atdhetarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi

  • 25/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

“Këta qytetarë të devotshëm, politikanë e veprimtarë të palodhshëm, u vranë në ditën që pjesa e botës së civilizuar ndërhyri ushtarakisht për të ndalur makinerinë vrasëse të Millosheviqit në Kosovë.” Kështu tha Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri pas homazheve dhe nderimeve që bëri në 24 vjetorin e vrasjes së veprimtarëve Latif Berisha e Agim Hajrizi në Mitrovicë.

“Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, gjithmonë do të kujtohen me nderime të larta, si dy aktivistë dhe figura të shquara për Mitrovicën, të cilët punuan deri në vdekje për çlirim kombëtar, për paqe dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare”, shtoi Tahiri.

Latif Berisha ishte politikan e veprimtar i palodhshëm, poet dhe profesor i dalluar i cili në ditë të vështira në vazhdimësi punoi për ngritjen arsimore të popullit. Kontributi i tij në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe në jetën politike ishte shumë i madh, kurse Agim Hajrizi ishte atdhetar i shquar, ekonomist dhe sindikalist i paepur që kontribuoi për çështjen kombëtare.

Berisha dhe Hjrizi u vranë nga forcat serbe më 24 Mars 1999, në natën kur patën filluar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë.