Lajme

Komuna e Mitrovicës: Reagim

  • 25/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës nëpërmjet një reagimi që është publikuar në faqen zyrtare të Komunës në Facebook thot se lajmi në lidhje me kontratën e ndërtimit të rrugës “LAH NIMANI” në Mitrovicës, është i pavërtetë.

Në reagim thuhet se Komuna është e hapur për pranimin e të gjitha kërkesave për qasje ne dokumente publike për të vërtetuar ligjshmërinë e procesit.
Reagimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

Reagim për lajmin dezinformues rreth tenderit – ndërtimi i rrugës “LAH NIMANI”- Mitrovicë
Ditën e enjte me datë 23.02.2023 është publikuar një lajm i pavërtetë në lidhje me kontratën e ndërtimit të rrugës “LAH NIMANI”, në Mitrovicë.

Shkrimi i lartpërmendur ka qenë plotësisht i pabazuar dhe nuk ka pasur asnjë mbështetje në gjendjen faktike apo në ndonjë provë, me të cilën do të konstatohej një fakt i tillë.
Qytetarët e Mitrovicës i njoftojmë që të gjitha procedurat e prokurimit kanë qenë të hapura, transparente dhe janë publikuar në mënyrë elektronike, me datën 29.06.2022, me numër të Prokurimit: 642 – 22 – 6315 – 5-1-1 dhe janë respektuar me përpikëri të gjitha procedurat e LPP-së dhe gjithashtu janë respektuar rekomandimet të cilat i ka parashtruar Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Autoriteti Kontraktues ka bërë përmirësimet e duhura sipas këtyre rekomandimeve.

Në hapjen publike të ofertave kanë ofertuar gjithsej 4 Operator Ekonomik, prej tyre Operatori Ekonomik në çmimin më të ulët është diskualifikuar për shkak të mos plotësimit të kritereve të tenderit, ku Autoriteti Kontraktues i ka respektuar të gjitha nenet e LPP-se dhe ka kërkuar informata shtesë sipas nenit 59 dhe 72 të LPP-së për operatorin me çmimin më të ulet, me ç ‘rast operatori në fjalë ka kthyer përgjigje, mirëpo përgjigjja e tij nuk i ka përmbushur kërkesat të cilat i ka parashtruar Autoriteti Kontraktues.

Pas përfundimit të procedurave të prokurimit, janë kërkuar dokumentet nga Operatori Ekonomik sipas nenit 65 të LPP-së, ku Operatori Ekonomik i shpërblyer me kontratë i ka dorëzuar të gjitha dokumentet valide sipas këtij neni dhe garancionin bankar për ekzekutimin e tenderit.

Para nënshkrimit të kontratës, Autoriteti Kontraktues e ka plotësuar deklaratën shtesë të nevojave në vlerën e përcaktuar sipas kontratës, ku me datën 24.11.2022 është nënshkruar kontrata me OE me ofertën me çmimin më të lirë e cila ka vlerën reale të projektit: 892,453.40 €.

Për një transparencë më të plotë lidhur me tenderin në fjalë, Komuna e Mitrovicës, është e hapur edhe për pranimin e të gjitha Kërkesave për Qasje në Dokumente Publike, për të vërtetuar ligjshmërinë e tërë procesit.