Lajme
Donatorët ndihmojnë komunën me pako ushqimore dhe higjienike
- 31/01/2023
- By RTV Mitrovica

Donatorët ndihmojnë komunën me pako ushqimore dhe higjienike
Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, donatorë të ndryshëm vazhdojnë të mbështesin Komunën e Mitrovicës, me qëllim që të ndihmohen familjet që kanë pësuar dëme nga vërshimet.
Komuna e Mitrovicës këto ditë ka pranuar ndihma kualitative nga përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër dhe nga një qytetar z. Ibrahim Abdullahu nga fshati Vranidolli i Komunës së Podujevës.
Shoqata “Medvegja” ka sjell 20 pako ushqimore dhe higjienike, ndërkaq qytetari nga Podujeva ka dhuruar 1000 kg miell të cilat janë shpërndarë për familjet e prekura nga vërshimet në Lagjen e Boshnjakëve.
Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët të cilët po iu dalin në ndihmë familjeve që kanë pasur dëme në shtëpitë e tyre nga vërshimet.