Lajme
Kompania “Ecolog” ndihmon komunën me pako ushqimore, higjienike dhe batanije pas vërshimeve
- 25/01/2023
- By RTV Mitrovica
Kompania “Ecolog” ndihmon komunën me pako ushqimore, higjienike dhe batanije pas vërshimeve
Përfaqësues të kompanisë “Ecolog” sot kanë sjell ndihma të konsiderueshme për komunën, si shenjë solidarizimi pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Gjatë pranimit të këtyre ndihmave prezent ishte edhe kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, i cili ka falënderuar kompaninë në fjalë dhe drejtorin gjeneral të kompanisë “Ecolog” z. Lazim Destani, për ndihmën e dhënë ndaj komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës.
Ky donacion i dhuruar nga Kompania “Ecolog” përmbante 300 pako ushqimore, 300 pako higjienike dhe 150 batanije, të cilat do të destinohen tek familjet që janë dëmtuar nga vërshimet.