Lajme

Kryetari z. Hamza priti në takim drejtorin e organizatës “Islamic Relief Kosova” z. Mohamed Soliman

  • 25/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari z. Hamza priti në takim drejtorin e organizatës “Islamic Relief Kosova” z. Mohamed Soliman

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Islamic Relief Kosova”, z. Mohamed Soliman, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim është biseduar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë.

Me këtë rast, drejtori i “Islamic Relief Kosova” z. Soliman, është shprehur i gatshëm të ndihmoj Komunën e Mitrovicës në rimëkëmbjen e qytetit.

“Islamic Relief Kosova” gjatë kësaj periudhe emergjente, ka dhuruar edhe pako ushqimore për qytetarët të cilët janë të prekur nga vërshimet.

Kryetari z. Hamza, është shprehur falënderues dhe mirënjohës që organizata në fjalë janë ndër të parët që i kanë dalë në ndihmë komunës, ku përveç përkrahjes së vazhdueshme në bujqësi, po na mbështetin edhe në rimëkëmbjen e qytetit pas vërshimeve.