Lajme
Ujësjellësi Mitrovica: ende nuk ka kushte për rifillim të prodhimit të ujit
- 20/01/2023
- By RTV Mitrovica
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se edhe përkundër rënies së nivelit të ujit dhe rënies së nivelit të turbiditetit të ujit të papërpunuar edhe nuk janë krijuar kushtet për rifillimin e prodhimit të ujit.
“Në Impiantin për Trajtimin e Ujit (ITU) në Shipol niveli i turbiditetit ka rërnje të dukshme dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë ekziston mundësia që në orët e pasditës të fillojmë me punë por duke përdorur kapacitetet minimale të prodhimit të ujit. Ndërsa në ITU-në në Balinc niveli i turbiditetit edhe pse është më i ulët se dje, prapseprap është në nivelin i cili na pamundëson operimin e Impiantit, respektivisht prodhimin e ujit,” thuhet në njoftim.
Ujësjellësi Mitrovica kanë rikujtuar qytetarët se për shkak të vërshimeve të mëdha ekziston mundësia e kontaminimit të ujit në gypat e ujit në lokacione të ndryshme prandaj duhet të bëni kujdes dhe ujin mos t’a konsumoni pa e vluar e në raste të dyshimta edhe të shmangni përdorimin e tij për pije.