Lajme

KOMUNA E MITROVICËS : DISKUTIM PUBLIK

  • 17/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

DISKUTIM PUBLIK

Projekt – Statuti i QKMF – së “Dr. Nexhat Çuni”

Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për Projekt Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, e cila është hartuar në bazë të formës Unike të Statutit e hartuar nga Grupi Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ 04/2020 të Kujdesit Parësor Shëndetësor, ky projekt statut është miratuar dhe nga Këshilli Drejtues i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” si dhe është aprovuar nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Diskutimi publik do të mbahet të premten me datën 27.01.2023 në Sallën e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.

Projekt Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut duke klikuar në linkun: