Lajme

Komuna e Mitrovicës përfiton 5 mijë shporta për mbeturina nga Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër

  • 11/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës përfiton 5 mijë shporta për mbeturina nga Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe në menaxhimin e mirë të mbeturinave, Komuna e Mitrovicës ka përfituar gjithsej 5 mijë kontejnerë shtëpiak 120 litra, si rezultat i performancës së mirë të treguar në garën për mjedis të pastër.

Me këtë rast, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve, Egzon Sadiku, ka thënë se këto shporta do të shpërndahen në mënyrë proporcionale në ato zona të cilat nuk kanë qenë përfituese më herët. Derisa ka njoftuar se shpërndarja do të realizohet pasi të hartohet një plan veprimi nga drejtoria të cilën e udhëheq ai.

Më tutje drejtori Sadiku, ka theksuar se në këtë mënyrë do të shtrijnë rrjetin e ofrimit të shërbimeve sa më shumë për qytetarët, si dhe me veprime të tilla do të minimizohen deponitë ilegale.