Lajme
Kryetari Hamza priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach
- 05/01/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/01/a1.jpg)
Kryetari Hamza priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin z. Arian Tahiri, sot kanë pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte çështja e sigurisë së përgjithshme në vend, posaçërisht në Mitrovicë.
Kryetari z. Hamza ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Britanike dhe popullit britanik për vendin tonë.
Më tutje ai është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjitha institucionet dhe komunitetet të cilave u shërben, pa dallim, në ruajtjen e paqes,
stabilitetit dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend.
Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka falënderuar kryetarin z. Hamza për mikpritjen dhe lidershipin e treguar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.