Lajme

Komuna e Mitrovicës shpërndau pako ushqimore për banorët e fshatrave Bistricë e Shalës, Koshtovë dhe Cerajë

  • 31/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Ibrahimi, shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit, z. Valon Hetemi, kanë vizituar të premtën disa familje me gjendje të rëndë ekonomike në fshatrat Bistricë e Shalës, Koshtovë dhe Cerajë.

Arsyeja e kësaj vizite ishte shpërndarja e pakove ushqimore dhe disa dhuratave për fëmijë me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit komunal në emër të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza uruan festën e Vitit të Ri, duke ju deshiruar një vit me plotë begati e shëndet në familje.