Lajme

Drejtoresha Ibrahimi vizitë në HANDIKOS Mitrovica, shpërndan dhurata e uron për Vitin e Ri

  • 30/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në komunën e Mitrovicës, znj. Drita Ibrahimi, në prag të festave të fundvitit ka vizituar disa shoqata të Komunës së Mitrovicës, ndër to shoqatën HANDIKOS dhe Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca”.

Ajo ka ofruar mbështetjen e Komunës së Mitrovicës, ndërsa ka premtuar vazhdimin e përkrahjes institucionale të këtyre shoqatave edhe për vitet në vijim.

Ibrahimi, ka ndarë edhe disa dhurata, donacion nga disa kompani mitrovicase.

Dhurata janë ndarë edhe për anëtarët e shoqatës “Down Syndrome Kosova” , Ojq “OPFAP Kos” dhe disa familjeve me gjendje të rendë ekonomike.