Lajme

Në Rashan përurohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare

  • 23/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Rashan përurohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare

Sot është bërë përurimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Rashan, pas renovimit të tërësishëm të objektit përmes buxhetit të Komunës së Mitrovicës.

Me rastin e përurimit të kësaj AMF-je, morën pjesë kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, znj. Vesa Broja, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, drejtor të drejtorive komunale, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, z. Fevzi Sylejmani, dhe banorët e fshatit Rashan.

Kjo ambulantë me renovimin e tërësishëm është shndërruar në një ambient tejet modern, punimet e të cilës kanë mbaruar sipas planit dinamik, ku tash e mbas banorët e Rashanit do të marrin shërbime efikase në hapësira me standarde të larta e kualitative.

Më këtë rast, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, tha se është kënaqësi që në këtë fund vit po përurohen punë të mira, sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Ai më tutje ka shtuar se sa i përket infrastrukturës dhe objekteve shëndetësore jam i sigurt që asnjëherë prej që ekziston shëndetësia primare në Mitrovicë nuk ka pasur kaq shumë investime.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, ka potencuar se transformimi pozitiv i shëndetësisë primare të Mitrovicës po ecën sipas planit, duke potencuar se për vitin e ardhshëm do të ndërtohet AMF-ja në Koshtovë, Stantërg dhe Iliridë.