Lajme

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport viziton disa shkolla të Mitrovicës

  • 20/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport viziton disa shkolla të Mitrovicës

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, z. Fisnik Krasniqi, së bashku me anëtarët, znj. Melihate Meha, z. Armend Begu, z. Sevdaim Uka, dhe znj. Arbenita Aruqi, kanë vizituar disa nga shkollat e Komunës së Mitrovicës, ku gjatë vizitës diskutuan rreth identifikimit të problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen shkollat e qytetit tonë.

Anëtarët e Komitetit janë shprehur të kënaqur me informatat e marra nga drejtoresha e SH.F.M.U “Andon Zako Çajupi” znj. Melihate Meha, drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi”, z. Vesel Sahiti, drejtori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, z. Abdullah Bejtullahu dhe drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, z. Sami Rama.

Nga kjo vizitë, palët janë dakorduar që të punojnë së bashku, në mënyrë që shkollat në Komunën e Mitrovicës, të jenë elitare sa i përket cilësisë në arsim e të përgatisin kuadro të denjë për jetën akademike.