Lajme
Organizata e DRC-së dhe DPU realizojnë investime në lagjen “Adem Voca”
- 14/12/2022
- By RTV Mitrovica
Organizata e DRC-së dhe DPU realizojnë investime në lagjen “Adem Voca”
Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, z. Edison Tërnava, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në lagjen “Adem Voca”, respektivisht në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, për të parë më afër realizimin e projektit të përbashkët në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës Danish Refugee Council (DRC).
Më këtë rast, drejtori Tërnava ka theksuar se Komuna e Mitrovicës falë bashkëpunimit të mirë me organizatën e DRC-së, në lagjen “Adem Voca” po realizohen investime infrastrukturore në disa rrugë të kësaj lagjeje duke përfshirë këtu edhe rregullimin e fushës sportive.
Më tutje drejtori z. Tërnava bëri të ditur se ky projekt po realizohet falë mbështetjes financiare të organizatës “Danish Refugee Council”.
Po ashtu drejtori i DPU-së, z. Tërnava ka potencuar se ekziston vullnet komunal në realizim e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë.