Lajme

Kryetari z. Hamza dhe nënkryetari z. Tahiri pranojnë xhaketë dardane

  • 09/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari z. Hamza dhe nënkryetari z. Tahiri pranojnë xhaketë dardane

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Arian Tahiri, kanë pritur në takim përfaqësuesin e tifozëve të Kombëtares së Kosovës në Futboll, “Dardanët Mitrovicë” z. Vedat Kurshumliu.

Ky takim ishte i karakterit miqësor, ku kanë biseduar kryesisht rreth aktiviteteve sportive, më konkretisht për sukseset e arritura të Kombëtares së Kosovës në futboll, si dhe angazhimin e tifozëve në krijimin e një atmosferë të jashtëzakonshme dhe përkrahjen e pakursyer për këtë Kombëtare.

Me rastin e kësaj vizite përfaqësuesi i “Dardanët Mitrovicë” i ka dhuruar në mënyrë simbolike kryetarit z. Hamza dhe nënkryetarit z. Tahiri nga një shall dhe xhaketë me mbishkrimin Dardanët.