Lajme
Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Tajvanit, Shih- Chung Liu
- 29/11/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësuesin e Tajvanit në Hungari, ambasadorin Shih- Chung Liu.
Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe qyteteve të Tajvanit, si dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet qyteteve, sidomos në fushën e “Smart city”.
Ata kanë diskutuar edhe për krijimin e një platforme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të komunës përmes trajnimeve nga ekspertë të Tajvanit.
Po ashtu gjatë takimit është bërë e ditur se studentët e Mitrovicës nga viti i ardhshëm do të ketë mundësi që të jenë pjesë e një platforme të bursave për të studiuar në Tajvan.
Me këtë rast, kryetari z. Hamza ka falënderuar ambasadorin z. Liu- n për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se Tajvani është lider botëror në industrinë e IT-së dhe njëra ndër fuqitë më të mëdha të ekonomisë botërore.