Lajme

U mbajt koncert festiv për nder të 28 Nëntorit

  • 29/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt koncert festiv për nder të 28 Nëntorit


Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe realizuar nga KosovaArs për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, mbrëmë në Muzeun e Qytetit është mbajtur koncert solemn festiv.


Në këtë koncert interpretuan artist nga vende të ndryshme të trojeve shqipëtare, ndërsa me muzikën e tyre mbrëmjen e madheshtuan artistët si; Adelina Thaçi, Gresa Mehmeti, Syhana Reçi, Vullnet Neziri, Arbër Tahiri, Jetmir Mehmedi, Anisa Suhodolli Mujka dhe Erhan Mujka.