Lajme
LAJMI I FUNDIT- kthehet furnizimi me ujë
- 20/11/2022
- By RTV Mitrovica
Nga Ujësjellësi Mitrovica bëhet e ditur se janë lëshuar në operim të dy Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc
“Ju njoftojmë se në këto çaste të dy Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes kanë filluar trajtimin/prodhimin e ujit të pijes dhe me këtë edhe furnizmin e regjionit me ujë të pijes.”
Më tutje në njoftimin e KRU Mitrovica thuhet se impiantet janë duke operuar me kapacitet të zvogluar duke pasur parasysh se niveli i turbullshmërisë së ujit ende është prezent.
“Ky operim me kapacitet të zvogluar ka për qëllim furnizmin e popullatës me sasi të domosdoshme të ujit të pijes në njërën anë dhe ruajtjen e cilësisë së ujit të distribuar në anën tjetër.”
Qytetarëve u bëhet apel për përdorim racional të ujit në mënyrë që siç thuhet në njoftim të gjithë të kenë sasi të nevojshme të ujit të pijes për kryerjen e nevojave elementare derisa të krijohen kushtet për operim me kapacitet të plotë prodhues.
Po ashtu, duke pasur parasysh se rrjeti i ujësjellësit është plotësisht i zbrazët, do të duhen disa orë në mënyrë që uji i pijes të arrijë tek të gjithë konsumatorët, pra edhe tek ata konsumatorë të cilët banojnë në pika më të larta, përfundon njoftimi.