Arkiv
Çfarë është kompostimi?
- 20/11/2022
- By RTV Mitrovica
600 komposterë, donacion nga GIZ-i gjerman janë shpërndarë për qytetarët e Mitrovicës nga Drejtoria e Mjedisit në këtë komunë.
Komposterët bashk me udhëzuesin për përdorim u shpërndanë për banorët në disa fshatra të Mitrovicës si, Vaganicë e Ulët, Koshtovë, Kçiq i Vogël, Shupkofc, Broboniq, Shipol, Zasellë dhe në lagjen “2 Korriku”.
Drejtori për Mjedis në Komunë Egzon Sadiku tha se ky projekt ndihmon qytetin në mbrojtje të mjedisit dhe u mundëson qytetarëve që mbeturinat siç janë barishtet e gjethet, frutat e perimet si dhe mbetjet tjera t’i klasifikojnë dhe t’i shndërrojnë në pleh organik për nevoja të veta.
“Mitrovica është lider në Kosovë, sa i përket posedimit të komposterëve me gjithsej 1200 komposterë”, ka thënë Sadiku.
Por cfarë është kompostimi dhe cfarë është roli i tij?
Kompostimi është process biologjik në të cilën lënda organike zbërthehet përmes mikroorganizmave në prani të oksigjenit dhe në kushte të kontrolluara, duke krijuar plehëra orgaike.
Lëndë organike konsiderohen mbeturinat e ushqimit, si lëvoret e frutave dhe perimeve, mbeturinat e kopshtit, letra, kartoni etj.
Pse të kompostojmë?
Përmes kompostimit mund të kursejmë para. Plehu organic që përfitohet përmes kompostimit zëvendëson plehun artificial që blihet për të ushqyer bimët.
Me plehëra organike bimët rriten më të shëndetshme, pra fitojmë bimë të pasura me lëndë organike, krejtësisht biologjike, rezistente ndaj sëmundjeve, pa pesticide dhe tokë me lagështi e lëndë ushyese.
Ajo çfarë është me e rëndësishme me anë të kompostimit kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit. Ndigojmë të zvogëlohet ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga lirimi i gazit të metanit prej materieve organike./M.Brahimi