Lajme
Mitrovicë: Kryetari Bedri Hamza priti në takim Ministrin Krasniqi
- 16/11/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë të martën ka qëndruar për vizitë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministri u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza.
Hamza e ka njoftuar Krasniqin për investimet e deritanishme të realizuara dhe për projektet e tjera të cilat do të realizohen në Mitrovicë.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Komunës, procesin e projekteve komunale dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.
Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari Hamza dhe Ministri Krasniqi kanë vizituar shkollën fillore “Bedri Gjinaj” dhe punimet infrastrukturore përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.