Lajme
- 16/11/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës është shpërblyer për Çmimin Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer, thuhet në një njoftim të komunës.
Siç thuhet në njoftim, Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA ka njoftuar zyrtarisht kryetarin e komunës z. Bedri Hamza, se Komuna e Mitrovicës është fituese e këtij çmimi, pasi që ka përmbushur 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë.
“Komuna juaj ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të rahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike,” thuhet në njoftimin e ALDA-S tëcilin e ka publikuar komuna.
12 Parimet e Qeverisjes së Mirë:
Parimi 1: Pjesëmarrje, Përfaqësim, Zhvillim i Zgjedhjeve të Drejta
Parimi 2: Përgjegjshmëria
Parimi 3: Efikasiteti dhe Efektiviteti
Parimi 4: Hapja dhe transparenca
Parimi 5: Sundimi i Ligjit
Parimi 6: Sjellja Etike
Parimi 7: Kompetencë dhe Kapacitet
Parimi 8: Inovacion dhe Hapje për Ndryshim
Parimi 9: Qëndrueshmëria dhe Orientimi Afatgjatë
Parimi 10: Menaxhimi i Shëndoshë Financiar
Parimi 11: Të Drejtat e Njeriut, Diversiteti Kulturor dhe Kohezioni Shoqëror
Parimi 12: Llogaridhënia
Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet me 22 Nëntor 2022 në Shkup.