Lajme

70 fermerë mitrovicas përfitues të serrave

  • 28/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

70 fermerë mitrovicas kanë përfitur serra nga një projekt i përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Organizatër “Qatar Charity”.

“Këto serra do t’u ndihmojnë për kultivimin e prodhimeve vendore, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur edhe për furnizimin e tregut me kultura bimore” tha Drejtori për bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunë Ferdi Kadriu gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave me fermerët.

Sipas tij projekti për 70 serra në hapësirën prej një ari tokë bujqësore është bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës me organizatën “Qatar Charity”.

Shuma e projektit është afro 100 mijë euro.