Arkiv
Ekzekutohen pagesat për familjet me asistencë sociale
- 27/10/2022
- By RTV Mitrovica
Ekzekutohen pagesat për familjet me asistencë sociale
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët e Mitrovicës, se është bërë ekzekutimi i pagesave për familjet me asistencë sociale.
Kjo është hera e parë që Komuna e Mitrovicës mbështet 1839 familje në vlerë prej 100 euro, që janë përfituese të skemës sociale.
Me këtë rast, njoftojmë të gjithë përfituesit e asistencës sociale se pagesat do të jenë në llogaritë e tyre bankare, nesër me datë 28.10.2022, pra, ditën e premte.