Lajme
Komuna e Mitrovicës do të ndaj gjithsej 180 bursa për studentët e vitit akademik 2022/2023
- 26/10/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës do të ndaj gjithsej 180 bursa për studentët e vitit akademik 2022/2023
Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 13-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Kërkesa për subvencionimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimin në shkolla speciale jashtë Mitrovicës; Subvencionimi i personave të prekur me kancer; Kërkesa e OJQ “Së Bashku”; Kërkesa e OJQ “Drejt së Mirës”, si dhe Kërkesa e Shoqatës së Minatorëve, Pensionistëve dhe Invalidëve.
Më pas u propozua rendi i ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit Komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Lidhur me pikën e rendit të ditës për ndarjen e bursave për studentë, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka propozuar që Komuna e Mitrovicës të ndaj gjithsej 180 bursa për studentët mitrovicas për vitin akademik 2022/2023, ku 10 prej tyre të dedikohen për studentë nga komunitetet dhe përveç këtyre bursave, 50 nxënës të shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” do të mbështeten financiarisht nga komuna.
Ky propozim i prezantuar nga kryetari z. Hamza, është mbështetur nga të gjithë asamblistët komunal, të cilët unanimisht edhe e kanë miratuar pikën në fjalë.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022/2023; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale dhe kryetarëve të këshillave; Kërkesa e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesa e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesa e OJQ-së “Zëri i Prindërve”; Kërkesa e Shoqatës “Down Sindrome Kosova – Mitrovicë”; Kërkesa e Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Kosovës “Prindi dhe Fëmiu”; Kërkesa e OJQ-së Shoqata e Personave me Paralizë të Fëmijëve “Handicap Kosova”; Kërkesa e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Mitrovicës “Handikos Mitrovica”; Kërkesa e Shoqatës së të Shurdhëve në Mitrovicë; Kërkesa e OJQ-së “Bota e Fëmijëve”; Kërkesa e Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Mitrovicë; Kërkesa e Klubit të Para Shejtarisë PAK “Lumëbardhi”; Kërkesa e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës; Raport financiar për periudhën janar-shtator 2022; Kërkesa për subvencionimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimin në shkolla speciale jashtë Mitrovicës; Subvencionimi i personave të prekur me kancer; Kërkesa e OJQ “Së Bashku”; Kërkesa e OJQ “Drejt së Mirës”, si dhe Kërkesa e Shoqatës së Minatorëve, Pensionistëve dhe Invalidëve.
Ndërkaq, Kuvendi Komunal me votim unanim nga rendi i ditës tërhoqi pikën e rendit të ditës; Kërkesa e Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës.