Lajme
Në Mitrovicë diskutohet për përfaqësim të grave dhe vajzave në këshillat e fshatrave dhe lagjeve
- 26/10/2022
- By RTV Mitrovica
“Shoqata Multietnike e Grupeve të Grave të Regjionit të Mitrovicës”, ka mbajtur një takim me gratë dhe vajzat e fshatit Kçiq për ti informuar dhe inkurajuar ato që të bëhen pjesë e këshillit të fshatit.
Takimi u mbajt në kuader të projektit “Fuqizimi i grave dhe vajzave të viseve rurale dhe inkurajimi tyre për pjesëmarrje në vendimmarrje”, projekt ky i cili përkrahet nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Mitrovicës, respektivisht Njësia për të Drejta të Njeriut dhe Barazisë Gjinore.
Qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte informimi i popullatës e ne veçanti i grave dhe vajzave nga viset rurale për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të qene pjese e kryesisë së këshillave të lagjeve dhe fshatrave.
Panelistët në këtë takim Afërdita Tahiri, drejtoreshë e e OJQ “SHMGGRM”, Besa Veseli zyrtare për barazi gjinore në komunën e Mitrovicës, Vesel Neziri asambleist dhe Maliqe Mustafa kryetare e këshillit të fshatit Zasellë, kanë folur për rëndësinë e përfshirjes së grave dhe vajzave në këshillat e fshatave, lagjeve dhe lokaliteve ku ato jetojnë, duke i inkurajuar ato që të kandidojnë dhe të bëhen pjesë e këtyrë këshillave.