Lajme
Në hapësirat publike të Liqenit Akumulues mbillen edhe 27 fidane
- 24/10/2022
- By RTV Mitrovica
Në hapësirat publike të Liqenit Akumulues mbillen edhe 27 fidane
Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit sot është përkujdesur që përgjatë Liqenit Akumulues të mbjellën edhe 27 fidane të pranuara si donacion nga Kompania “Twig”.
Këto fidane janë mbjellur nga drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, së bashku me përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe disa ambientalistë të
Mitrovicës.
Me këtë rast, drejtori Sadiku, ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë “Twig” për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm, duke thënë se prioritet i drejtorisë të cilën e udhëheqë ai është shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese dhe krijimi i një mjedisi sa më të pastër në tërë qytetin.