Lajme

Komiteti për Komunitete në terren për të vlerësuar gjendjen e komuniteteve

  • 19/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Rreziku nga vërshimet e lumit Sitnica, ndriçimi publik, shtyllat e vjetruara elektrike e kanalizimi janë disa nga problemet që u identifikuan nga Komiteti për Komunitete gjatë një vizite në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë.

Anëtarët e Komitetit kanë dalë në teren qëllim të informimit për gjendjen në të cilën jetojnë komunitetet.

Komiteti për komunitete i kryesuar nga z. Jeton Rrahmani patën një takim edhe me drejtorin e shkollës fillore “Bedri Gjinaj”, z. Enis Kelmendi. Konkluzionet nga ky takim u tha se do të diskutohen në mbledhjen e radhës të Komitetit për Komunitete në Komunën e Mitrovicës.