Lajme

Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës ndriçohet me ngjyrë rozë, në mbështetje të grave me kancer të gjirit

  • 18/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës ndriçohet me ngjyrë rozë, në mbështetje të grave me kancer të gjirit

Në kuadër të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, mbrëmë ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, për simbolikë, është ndriçuar me ngjyrë rozë.

Kjo iniciativë është realizuar nga Grupi i Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Zyrën për Barazi Gjinore.

Përveç kësaj, Grupi i Grave Asambleiste kanë njoftuar lidhur me aktivitetin tjetër të cilin do ta mbajnë ditën e nesërme që ka të bëjë me Ecjen tradicionale ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit.