Lajme
Funksionalizohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Selac
- 18/10/2022
- By RTV Mitrovica
Pas funksionalizimit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bajgorë, ashtu siç kemi bërë të ditur paraprakisht sot ka rifilluar punën edhe Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Selac.
Funksionalizimi i kësaj AMF-je është mundësuar nga Drejtoria për Shëndetësi, ku shërbimet mjekësore nga ekipi mjekësor në këtë Ambulancë do të ofrohen një herë në javë, ditën e hënë.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, është shprehur i lumtur me fillimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore edhe në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Selac, duke thënë se në këtë mënyrë po realizohet premtimi i dhënë dhe po lehtësohet sado pak jeta e qytetarëve të asaj ane.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së, do të vazhdojë të investoj në shëndetësi, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si për personelin shëndetësor ashtu dhe për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.