Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
ARKIV
Policia në Mitrovicë aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve
- 13/07/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/07/M2.jpg)
Me qëllim të sensibilizimit të qyetarëve për pasojat dhe rreziqet nga zjarret që mund të ndodhin, Policia e Kosoves në Mitrovicë sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve, ku janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijësimin dhe parandalimin e zjarreve.
“Shpërndarja e ktyre fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë si dhe parandalimin e rasteve të zjarreve”, thuhet në një njoftim të policisë.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.