Lajme
Gjoba dhe vërejtje për qyetarët që hodhën mbeturina në hapësia publike
- 07/10/2022
- By RTV Mitrovica
Hedhja e mbeturinave vend e pa vend po vazhdon të mbetet shqetësim në qytetin e Mitrovicës.
Vetëm të enjten mbrëma inspektorët e komunës kanë shqiptuar 4 gjoba ndëshkuese dhe kanë dhënë disa vërejtje për qytetarët që kanë hedhur mbeturina në hapësia publike.
“Me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Policinë e Kosovës në vazhdimësi janë duke kryer inspektime në hapësira të ndryshme të qytetit. Inspektorët komunal kanë njoftuar se vetëm mbrëmë janë shqiptuar gjithsej 4 gjoba ndëshkuese dhe janë dhënë disa vërejtje verbale ndaj qytetarëve të cilët kanë hedhur mbeturina në hapësira publike, jashtë vendeve adekuate për hedhje të mbeturinave,” thuhet në njoftimin e komunës.
Nëpërmjet këtij njoftimi Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në komunë ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që të ruajnë ambientin pavarësisht ku ndodhen dhe t’i hedhin mbeturinat brenda kontejnerëve, në të kundërtën aksionet e ngjashme ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thuhet në njoftim.