Lajme
Komuna e Mitrovicës: DISKUTIM PUBLIK
- 06/10/2022
- By RTV Mitrovica
DISKUTIM PUBLIK
Projekt – Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Diskutimin Publik për Projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Diskutimi publik do të mbahet të hënën më dt. 19.10.2022 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe të interesuarit e tjerë në afatin prej 30 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha propozimet, komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes ueb faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/, te Udhëheqësi i Sekretarisë së Kuvendit z. Nazmi Jashari email: nazmi.jashari@rks-gov.net, ose drejtpërdrejtë në zyrën pritëse dhe Sekretarinë e Kuvendit ku edhe mund të merret Projekt – Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut po ashtu mund ta gjeni të publikuar ne ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut duke klikuar në linkun: https://kk.rks-gov.net/…/mitrovice-4/konsultime-publike/.
https://kk.rks-gov.net/…/Draft-Rregullorja-per-caktimin…
https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim-Rregullorja-per…