Lajme

Në muajin tetor do të funksionalizohet Shtëpia e Peshkatarëve tek Liqeni Akumulues

  • 06/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në muajin tetor do të funksionalizohet Shtëpia e Peshkatarëve tek Liqeni Akumulues

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Ternava, sot kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e Shtëpisë së Peshkatarëve në hapësirën tek Liqeni Akumulues.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri është shprehur i kënaqur me punët e kryera deri më tani në ndërtimin e këtij objekti, duke thënë se kjo shtëpi do t’u mundësoj Shoqatës së Peshkatarëve të takohen dhe të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Vlen të potencohet se Komuna e Mitrovicës ka arritur të ndërtoj me kohë këtë shtëpi ashtu siç është paraparë me procedurat e prokurimit dhe pa dyshim që ky projekt do t’ia shtoj bukurinë Liqenit Akumulues, i cili është shndërruar një zonë turistike për frekuentim nga qytetarët e të gjitha anëve.

Po ashtu duhet të theksohet edhe fakti se Shoqata e Peshkatarëve kanë kontribuar në vazhdimësi në pastrimin e liqenit, rimbushjen me peshq dhe parandalimin e peshkimit të paligjshëm.