Lajme
Vazhdon mbështetja e fermerëve me pajisje bujqësore
- 18/09/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/09/306485929_10221356869924403_89533126450888356_n.jpg)
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës Ferdi Kadriu në një postim në Facebook të shtunën ka thënë se në bashkëpunim me organizatën IADK kanë bërë shpërndarjen e rradhës të pajisjeve bujqësore për fermerët.
“Me përdorimin e këtyre pajisjeve do të rrisin produktivitetin dhe efikasitetin në punën e tyre,” ka thënë Kadriu duke shtuar se do të vazhdojnë t’i mbashtesin fermerët.
“Ne do të vazhdojmë të jemi përkrahë të gjithë fermerëve të vyer të cilët me punën dhe angazhimin e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorëve bujqësor si dhe ngritjen e fuqizimin e ekonomive familjare.”