Lajme

Brenda javës, gjithsejt 5333 shërbime shëndetësore në Kujdësin Parësor Shëndetësor në Mitrovicë

  • 18/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Javën që lam pas, 5333 shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Mitrovicës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në QMF (Qendra të Mjekësisë Familjare) dhe në Ambulanta.

Raportin e publikoi Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Fahri Shabani në faqen e tij në Facebook.

Shabani ka thënë se raportit të kësaj jave i shtohen edhe shërbimet mjekësore të ofruara në shtëpi nga ekipet mobile të shërbimit të vizitave shtëpiake.

“Lajm tjetër i mirë i kësaj jave është nënshkrimi i kontratave të 20 infermierëve të rinj, të cilët të hënën do ta fillojnë punën në njësitë organizative të Departamentit të Mjekësisë Familjare të QKMF-së,” ka thënë Shabani.


Shabani në postim ka cekur edhe shqetësimin që siç ka thënë ai ka shkaktuar defekti i njërit automjet me të cilin kryhet transporti i pacientëve prej shtëpisë në repartin e dializës dhe anasjelltas.

Ai ka njoftuar se deri në blerjen e një automjeti të ri do të ipet në shfrytëzim një automjet nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunë.

“Prej të hënës këto shqetësime dhe vonesa do të tejkalohen sepse këtë problem e kemi zgjidhur, duke marrë në shfrytëzim një automjet nga Drejtoria e Adminstratës së Përgjithshme e Komunës së Mitrovicës deri në blerjen e një automjeti të ri ,që e kemi planifikuar tashmë me buxhetin e vitit 2023,” ka shkruar Shabani.