Lajme

Hamza përkujton ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në përvjetorin e vdekjes

  • 21/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit të parë të Kosovës, z. Bajram Rexhepi, kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, e përkujton atë me nder dhe respekt të thellë.

E nderuara familja Rexhepi dhe të gjithë ju që e keni njohur Bajram Rexhepin.

Sot në pesë vjetorin e kalimit në amshim të Bajram Rexhepit, dëshiroj të vë në pah kontributin e tij të çmuar të dhënë për Kosovën, të cilën e udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë si Kryeministër i parë i Kosovës dhe në veçanti për angazhimin e tij të dhënë për Mitrovicën si kryetar komune.

Ai ishte një kontribues i madh në shumë rrjedha dhe zhvillime që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mitrovica dhe e tërë Kosova gjithmonë do të krenohen me punën dhe veprat e ish kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka dhënë një shembull të mirë si udhëhiqet një shtet dhe se si punohet për interesin e të gjithë qytetarëve.

Bajram Rexhepin do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, ka thënë Hamza