Lajme
Kubëzohet rruga “Molla e Kuqe” në Frashër të Mitrovicës
- 17/08/2022
- By RTV Mitrovica
Ka filluar kubëzimi i rrugës “Molla e Kuqe” në Frashër, projekt i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës.
Fillimin e këtyre punimeve ka dalë për t’i parë nga afër drejtori për Infrastrukturë Granit Tmava.
Tmava takoi banorët e këtij fshati të cilët edhe e falënderuan për investimet nga ana e komunës.
Tmava ka thënë se komuna do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë kërkesat dhe realizimin e nevojave të banorëve në zonat e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë.