Lajme
Mitrovicë: hapet panairi i ushqimeve tradicionale dhe artizanaleve
- 12/08/2022
- By RTV Mitrovica
Në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, të enjten është hapur panairi i ushqimeve tradicionale dhe artizanaleve të punuara nga gratë mitrovicase.
Panairin që po mbahet në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me rastin e hapjes e vizituan edhe nënkryetari i Komunës Arian Tahiri si dhe drejtoresha për kulturë Valdete Idrizi.
Nënkryetari Tahiri është shprehur i kënaqur me organizimin e këtij panairi, duke u zotuar se do të bëjë përpjekje që këto organizime të kalojnë në tradicionale, me qëllim të krijimit të mundësive të grave të vyera mitrovicase në promovimin e produkteve të tyre.
Ky panair do të qëndroj i hapur për tri ditë, ku promovimin e punës artizanale dhe krijimet e bukura të suvenireve po e prezantojnë edhe gratë e të gjitha komuniteteve në qytetin e Mitrovicës.