Lajme
Arrestohet 39 vjeçari në Mitrovicë, i dehur dhe me armë kishte dalë nga shtëpia
- 22/07/2022
- By RTV Mitrovica
39 vjeçari nga Mitrovica nën ndikim të alkoolit dhe me armë kishte dalë nga shtëpia të enjtën mbrëma duke rrezikuar kështu vetën apo të tjerët.
Falë reagimit të shpejtë të policisë, personi është lokalizuar dhe i njejti është arrestuar nga policia. Në pronësi i është gjetur një armë pistoletë që është sekuestruar në cilësi të provave materiale.
“Në orët e mbrëmjes, të datës 21.07.2022, Policia në Mitrovicë nga një person ka pranuar informatën, se një familjar i tij kishte dalë nga shtëpia dhe pasi që posedonte armë mund ta rrezikonte vetveten apo edhe dikë tjetër. Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të lokalizohet vendndodhja e personit dhe është arritur të evitohet rreziku i lëndimit të vet personit apo edhe dikujt tjetër.
Policia ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionim Policor personin H.T., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kishte pasur në posedim armën e llojit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale, thuhet në komunikatën e policisë.
Lidhur me rastin polica ka intervistuar dy dëshmitarë ndërsa i dyshuari H.T. është ndaluar për 48 orë. Intervistimi i tij ka qenë i pamundur për shkak se ka qenë nën ndikim të alkoolit thot policia.Ndaj tij me urdhër të prokurorit është inicuar rast për vepër penale “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.