Lajme
Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Bashkisë së Inegylit dhe Mitrovicës
- 19/07/2022
- By RTV Mitrovica
Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Bashkisë së Inegylit dhe Mitrovicës
Një delegacion i Komunës së Mitrovicës në krye me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri, kryesuesen e kuvendit, Vesa Broja, të shoqëruar edhe nga disa drejtorë të tjerë komunal janë pritur në takim nga kryetari i Bashkisë së Inegyl-t, z. Alper Taban.
Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave në realizmin e projekteve në sfera të ndryshme, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.
Kjo vizitë është realizuar me ftesë të të parit të Bashkisë së Inegyl-it, dhe nga bashkëpunimi reciprok në mes të dy komunave, me rastin e festivalit ndërkombëtar të artit dhe kulturës, edicioni i 35-të, ku po promovohen gjuhët, kulturat dhe traditat e shumë shteteve.