Lajme

Inspektorati pezullon punimet në ndërtimin e fushës sportive tek UMIB

  • 15/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, të enjtën kanë ndërprerë punimet në ndërtimin e fushës sportive, tek Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.

Kjo sipas njoftimit të Komunës ka ndodhur për shkak të mungesës së lejes ndertimore.

Inspektorati ka vendosur mbishkrimin “Vendpunishte e mbyllur”, për të ndaluar punimet në këtë fushë, si dhe kanë urdhëruar palën që fillimisht t’i drejtohet organeve kompetente në marrjen e pëlqimit për fillimin e punimeve.