Lajme

Komuna e Mitrovicës rregullon ndriçimin në fshatin Broboniq

  • 13/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës rregullon ndriçimin në fshatin Broboniq

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të planit të saj të punës për zgjerimin dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit publik, ka bërë finalizimin e projektit të ndriçimit publik në fshatin Broboniq.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e DSHPI-së, Granit Tmava, kanë vizituar punimet për zgjerimin e këtij rrjeti të ndriçimit në fshatin Broboniq duke theksuar se instalimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej prioriteteve kryesore të Komunës së Mitrovicës, ku qeverisja lokale do të përkujdeset që ndriçimi publik të bëhet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit.