Lajme
“Në kërkim të daljes” të premtën në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë
- 13/07/2022
- By RTV Mitrovica
Të premtën në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë do të shfaqet premiera e dramës “Në kërkim të daljes”.
Drama e autorit Albatros Rexhaj shfaqet nën regjinë e Kastriot Saqipit dhe lojën virtuoze të aktorëve: Artan Hetemi, Fatmir Haliti, Florenta Bajraktari dhe Mehmet Preteni.
Tearti i qytetit në Mitrovicë për nderë të bashkatëdhetarëve nga diaspora, gjatë muajit korrik të gjitha shfaqjet do t’i ketë pa pagesë ndërsa fton të gjithë dashamirët e artit skenik që ta përcjellin këtë premierë që do të shfaqet të premtën (15 korrik 2022), në ora 20:00.