Lajme

Ska më lodra n’shesh

  • 13/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët komunal në Mitrovicë kanë marrë një aksion për largimin e shitësve “ilegal” në sheshin e qytetit.

Në shëtitoren “Agim Hajrizi”, janë sekuestruar disa auto lodra për fëmijë të cilët siç thuhet në njoftimin e komunës, e zhvillojnë veprimtarinë biznesore pa leje nga organet kompetente.

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, ka thënë se ka paralajmëruar disa herë shitësit dhe duke qenë se ata kanë vazhduar të punojnë, inspektorët kanë marrë masa.