Lajme
Kryetari Hamza priti në takim kryesinë e klubit FC “Trepça Futsal”
- 08/07/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtuesit dhe disa lojtarë të klubit FC “Trepça Futsal”.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryetari Hamza i uroj për përkushtimin dhe sukseset e arritura deri më tani dhe ri konfirmoj mbështetjen institucionale për klubin.
Trajneri i FC Trepça, Artan Xhaka, pasi ka falënderuar kryetarin Hamza për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e dhënë, ka shfaqur besimin që sukseset e këtij klubi nuk do të mungojnë në të ardhmen, ndërkaq i ka dhuruar atij një fanellë të re të klubit me dizajn unik.