Lajme

  • 08/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Shpejtësia e madhe e automjeteve në rrugën te Liqenit Akumulues në Mitrovicë shtyu organet komunale që të marrin masa e për të parandaluar aksidentet që nuk janë të rralla në atë zonë.

Kështu Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar të vendosë pengesa në rrugë.

Për të parë se si po shkojnë punët aty doli nënkryetari i Komunës Arian Tahiri.


Vendosja e këtyre pegesave është parë e domosdoshme nga Komuna e Mitrovicës, për shkak të aksidenteve të shkaktuara si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që frekuentojnë atë rrugë.