Lajme
Në Mitrovicë filluan korrje shirjet
- 07/07/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë filluan korrje shirjet
Në territorin e Komunës së Mitrovicës zyrtarisht ka filluar fushata e korrje- shirjeve.
Këtë fushatë të korrjes së grurit, e kanë përcjell nga afër nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, të cilët janë shprehur të kënaqur me rendimentet e grurit.
Në mesin e shumë vizitave, ata e kanë vizituar edhe bujkun Beqir Rexhepi në fshatin Vërrnicë, duke i thënë atij se qeverisja lokale do të ketë një kujdes të veçantë për të gjithë bujqit e Mitrovicës.
Përndryshe në Komunën e Mitrovicës me grurë janë të mbjella 920 hektarë.