Lajme
Komuna rregullon fushën sportive në afërsi të parkut botanik
- 07/07/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/07/Komuna-rregullon-fushen-sportive-ne-afersi-te-parkut-botanik.jpg)
Komuna rregullon fushën sportive në afërsi të parkut botanik
Me iniciativën e nënkryetarit të komunës, Arian Tahiri, është bërë rregullimi i fushës së basketbollit që ndodhet në afërsi të parkut botanik, më saktësisht mbrapa Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri, në mesin e të rinjve është shprehur i kënaqur që komuna ka arritur të bëjë rregullimin e kësaj fushe, ku tani të rinjtë e qytetit të Mitrovicës mund të përdorin atë si rekreacion.
Më tutje, ai ka thënë se sporti do ta gëzoj mbështetjen maksimale të qeverisjes lokale në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e klubeve, në mënyrë që Mitrovica të mbaj titullin kryeqytet i sportit dhe të rinjtë të korrin suksese.