Lajme

Fillon sanimi i rrugës që lidh fshatrat Vidishiq- Selac të Mitrovicës

  • 06/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Fillon sanimi i rrugës që lidh fshatrat Vidishiq- Selac të Mitrovicës

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në fshatin Vidishiq të Mitrovicës.

Arsyeja e kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i punimeve që po kryhen në sanimin e rrugës e cila lidh fshatin Vidishiq – Selac, rrugë kjo e cila është dëmtuar nga reshjet e fundit atmosferike.

Përmes kësaj vizite nënkryetari Tahiri ka potencuar se pushteti lokal do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, duke përmirësuar kështu infrastrukturën rrugore e cila do t’ua lehtësoj kushtet e jetës.