Lajme

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman në Kosovë

  • 06/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman në Kosovë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim udhëheqësit e ekipit të projektit “Aftësimi për Punësim”, nga organizata gjermane GIZ, të kryesuar nga Vjosa Mullatahiri, koordinatore për Zhvillim të Kapaciteteve për Punësimin e të Rinjve, Nexhmedin Basha, këshilltar për Orientim në Karrierë dhe Menaxhim i Tranzicionit si dhe këshilltaren e këtij projekti, Kumrije Kelmendi Aliu.

Kryetari Hamza dhe koordinatorja Mullatahiri diskutuan për temat që ndërlidhen me zhvillimet e akterëve lokal, fuqizimin e kapaciteteve të shkollave të mesme sa i përket orientimit në karrierë dhe tranzicionit të nxënësve, fuqizimin e shkollave të mesme profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të bizneseve dhe këtyre shkollave që të ofrohen praktika në punë.

Me këtë rast, kryetari Hamza shprehi falënderimin e tij dhe të qytetarëve të Mitrovicës për Qeverinë gjermane dhe gjithë akterëve të tjerë që po kontribuojnë në përkrahje të komunës sonë, si dhe shprehi gatishmëri për të bashkëpunuar në funksion të realizmit të këtij projekti, ku Mitrovica do të ketë rini më të avancuar në aspektin profesional dhe do të krijohen mundësi më të mëdha për punësim.